Report TV - Administrata publike, Harito: Punësimet, LSI-së i'a lejon ligji

Report TV 2016-02-07

Views 0

Ministrja e administratës publike Milena Harito pranon se LSI ka dorë të lirë me punësimet në institucionet që drejton. Këtë gjë sipas saj i'a mundëson ligji. Nga 90 mijë punonjësit e administratës vetëm 9 mijë kanë statusin e nëpunësit civil.

Të punësohesh në shtet dhe të marrësh këtë status duhet t?i nështrohesh një konkursi të rreptë në në cilin sipas ministres nuk bën punë teasera partisë.

"Nuk ka asnjë mënyrë që ti shpëtojë konkursit LSI-ja dhe LSi e di vetë e di, mund të pyesni ata vetë domethënë të gjithë kanë ekzatësisht të njetën procedurë. Personat që punësohen në shërbimin civil ka sistem të qarte konkursi transparent sekret pra nuk ka asnjë diferencim mund të jenë dhe të Partisë Demokratike të kujtdo qofshin janë ata që fitojnë konkursin. Ndërkohë në pjesën tjetër të administratës publike pra shërbimin civil është 9 mijë vetë nga 90 vijë vetë, në ata 90 vetë të tjerë procedurat administrohen nga drejt për drejt nga insitucionet dhe për këtë duhet të pyesni drejtuesit e insitucioneve sepse ashtu e ka ligji çdo insitucion rekruton vetë personat që rekruton."-tha Harito

Viti 2016 ka nisur me mungesa në stafet e administratës së ministrive dhe të agjencive të varësisë. Në deklarimet e pagave të muajit të parë për vitin 2016 në thesarin e shtetit, thuajse të gjitha institucionet qendrore i kanë deklaruar borderotë me më pak punonjës nga sa u është parashikuar në organigramën e tyre.

Mungesave në staf nuk u kanë munguar as Presidenca por dhe as Kuvendi i Shqipërisë. Vetëm në raportimin e tre ditëve të para të kalimit të pagave të muajit janar në llogaritë bankare rezulton se janë mbi 2200 pozicione të lira në administratën shtetërore.

Pozicione që mësohet se prekin si nivelet e specialistëve dhe deri në drejtori kryesore dhe kjo duke përfshirë thuajse çdo institucion

Share This Video


Download

  
Report form