Report TV - Administrata publike, Rama: E pamundur të futesh pa konkurs

Report TV 2016-04-25

Views 1

Kryeminsitri Rama në fjalën e tij n prezantimin e projektit që synon përmes praktikës punësimin e të rinjve në administratën publike tha se është një mundësi e mirë për të gjithë.Shefi i qeverise tha se Administrata sot është përditë e më e ndarë nga fatet e zgjedhjeve dhe është e pamundur të punësohesh pa marrë pjesë në konkurs.

?Janë 950 të reja dhe të rinj që e filluan praktikën në administratë dhe 650 prej tyre e përfunduan ciklin e parë të punës si praktikë. Një pjesë u punësuan gjatë praktikës ndërkohë që ishin 200 më të mirët të cilëve iu lidhën kontrata 1-vjeçare pune dhe përgjithësisht janë një aset shumë shumë i vlefshëm brenda administratës. Sot krijojmë një hapësirë më të gjerë për më shumë të rinj të reja për njerëz me më shumë ambicie, vullnet për të hyrë nga dera kryesore e administratës. sot është e pamundur të hysh në shërbimin civil shqiptar pa iu nënshtruar konkursit. Kjo mundësi është reale dhe kalon përmes konkursit. Atyre që nuk besojnë tek konkurset ju them se nuk janë rezultate të parafabrikuar. Fakti që fitohen nga të rinj që kanë humbur më parë tregon se ka një pregatitje të posacme se ne ëkrkojmë një qasje të mirë"- deklaroi Rama.

Kryeminsitri e vuri theksin tek ky program, i cili sipas tij përmban një rëndësi të veçantë me interes kombëtar.

Share This Video


Download

  
Report form