Report TV - Peleshi: Ja si do të ristrukturohet qeveria dhe administrata publike

Report TV 2017-07-12

Views 0

Niko Peleshi, kryetari i grupit të punës së mandatuar nga Edi Rama për hartimin e një raporti për ristrukturimin e administratës dhe qeverisë, ka nisur takimet me ekspertë të fushave të ndryshme për të marrë sugjerimet e para.

Report TV e gjeti dje në një takime me grupe interesi në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore, nga ku i mori një intervistë mbi projeksionin e ri të qeverisë dhe administratës.

Peleshi tha se do të kemi një arkitekturë krejtësisht të re sa u takon agjencive dhe drejtorive të varësisë, por shtoi se nuk është ende e qartë nëse do të kemi më pak apo më shumë agjenci.

Deputeti tashmë i zgjedhur socialist, tha se synohet riorganizim i kompetencave të institucioneve dhe agjencive, madje dhe një rindarje mes funksioneve vendore dhe atyre qendrore.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS