Report TV - Peleshi: Asamble para kongresit ja si zgjidhet ngërçi për kryetarin

Report TV 2016-02-11

Views 0

Votimi i statutit të ndryshuar në kongres do të përcaktojë nëse do ët ketë garë për kryetarin në PS ose jo. Niko Peleshi , numri dy i qeverisë Rama sqaron se nëse 1500 delegatët e kongresit miratojnë ndryshimin në statut, që lejon kryetarin të mos i nënshtrohet një votëbesimi në rast se ka fituar 1 palë zgjedhje, Rama nuk ka nevojë t'i nënshtrohet një gare.

Nëse delegatët nuk janë dakord me këtë formulë, kreu i PS-së automatikisht duhet të votëbesohet.

?Besoj që para kongresit do të ketë një asamble por nuk mund të them në mënyre definitive por natyrisht që po se është një set dokementacioni që duhet të kalojnë paraprakisht në asamble. Është një grup që punon për statutin dhe që do t'i propozojë kongresit mendimet e veta, draftin e vetë dhe pastaj kongresi do të vendos. Të shohim çdo të ketë drafti që do të propozohet nga grupi për statutin.?, tha ai.

Zv.kryeministri sqaron gjithashtu se PS pritet të mbledhë asamblenë sërish para kongresit të 19 marsit.

Peleshi ka dhe një koment për fraksionin Bushi-Dade-Hafizi dhe letrës që dy deputetët i dërguan një ditë më parë kryetarit të grupit parlamentar Gramoz Ruçi, ku kërkonin zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e partisë

Share This Video


Download

  
Report form