Deputeti i LSI-së në Fier, Robert Bitri, në një dalje për mediat është shprehur se koalicioni i majtë nuk po funksionin në bashkitë e qarkut Fier, të paktën sa i përket punësimeve.
Bitri u shpreh se ka marrë garancinë nga kryeministri që shumë shpejt marrëveshja do të finalizohet dhe se eksponentët e LSI do japin kontributin e tyre ne administratën e njësive vendore.