Report TV - Takimi PS-LSI, Ruçi: Koalicioni po funksionon mjaft mirë

Report TV 2016-05-20

Views 0

Pas disa javë mungese takimesh të kryeministrit të vendit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, sot ata u takuan në vilën 30 dhe sipas kryetarit të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi kjo tregon se koalicioni funksionon mjaft mirë.

?Është një tryezë e koalicionit të mazhorancës, ka pasur mungesa për shkak të axhendës së kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit ku u kthyen nga vizita në SHBA. Koalicioni funksionon mjaft mirë. Mazhoranca është e dakordësuar për drejtimet e këtyre dy reformave. Është e gatshme që të ecet sa më shpejt ? tha ai.

Sakaq, dy krerët e grupeve parlamentare të PS-së dhe LSI-së ata i kanë bërë thirrje opozitës që të votojë këtë reformë dhe të mos humbet më kohë.

?I bëj thirrje opozitës që të miratojmë sa më parë një nga reformat më madhore në vend, që është ajo e Reformës në Drejtësi. Nuk kemi fare kohë për të humbur, ndërkohë që pas kësaj reforme qëndron ajo zgjedhore.? tha Ruçi.

Ndërkohë, Vasili shtoi se, ?Përpara kemi reformën madhore në Drejtësi, më pas vjen ajo zgjedhore. Mazhoranca është aty që kjo reformë të mbyllet sa më parë. Të dëgjojmë cfarë thotë opozita. Të reflektojmë rekomandimet e Venecias e OPDAT? tha Vasili.

Ruçi nga ana tjetër shtoi se, mazhoranca në komisionin e posaçëm të Reformës në Drejtësi nuk ka dijeni për propozimet e Partisë Demokratike, megjithatë të gjitha opsionet mund të diskutohen në tryezë.

?Nuk jemi në dijeni të draftit të Reformës në Drejtësi të opozitës. Cdo propozim i opozitës është pritur me luajalitet nga anëtarët e mazhorancës. Të gjitha opsionet janë në tryezën e diskutimeve.? tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form