"Deri tani ka funksionuar dhe unë uroj që të funksionojë. Ky është një koalicion i madh, ka parti të qendrës së djathtë, të qendrës së majtë, ka individë, grupe biznesi, sindikata. Në një situatë krize kaq të madhe. Zgjedhjet lokale nuk kemi marrë pjesë, krizë drejtësie, sot jemi pa gjykatë Kushtetuese, krizë mediatike, gjysma, treçereku janë nën thundrën e Ramës. Vija e kuqe për ne është bashkëpunimi me Ramën. Kush është kundër Edi Ramës për ne është i mirëpritur. Nëse vazhdon me këtë rrugë edhe për pak muaj dhe me këtë lloj shteti që i ka treguar të gjitha limitet e veta, kjo nuk është më çështje thjeshtë e opozitës, por e gjithashtu edhe e shqiptarëve. Shqiptarët duhet t'i vënë gishtin kokën ose do rrëzohen në një humnere që nuk do ta ngrenë kokën dot më", tha Shehi.