Report TV - 'Drejtësia', Mediu: Vija e kuqe nuk është Rama e Basha, por Venecia

Report TV 2016-06-17

Views 2

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu teksa ka folur sot për çështjen e reformës në Drejtësi, ka thënë se vija e kuqe nuk është as kreu i qeverisë Edi Rama e as lideri i opozitës Lulzim Basha por vetëm komisioni i Venecias.

Në një deklaratë të posaçme Mediu ka shtuar se opozita është në mbështetje të kësaj reformë dhe se i ka bërë thirrje Ramës që të pranojë zgjidhjen e nenin 88 dhe të mos bëjë demagogji politike.

Duke u ndalur tek votimi me 2/3 Mediu shton se, ai zhvlerëson parlamentin dhe krijon mekaniz2ëm bllokues.

?Opozita është në mbështetje të Reformës në Drejtësi sipas Venecias. Vijat e kuqe nuk i vendos as Rama e as Basha por Venecia. Venecia ka lënë dhe një vijë jeshile që ofron mundësinë për zgjidhje. I bëjmë thirrje Ramës të pranojë zgjidhje sipas nenit 88 të Venecia. Mazhoranca po bën demagogji politike pasi thotë që opozita do të kapë drejtësinë. Është e pabazuar kjo. Votimi me 2 të 3 e zhvlerëson parlamentin, krijon mekanizëm bllokues. Shmang thelbin kushtetues. Çdo veprim i njëanshëm i mazhorancës për të tentuar blerjen e votave është i papranueshëm dhe cënon integrimin e Shqipërisë. Kontaktoj vazhdimisht me Bashën dhe me ambasadorët e SHBA dhe të BE, kemi pasur dhe takime me përfaqësues të bundestagut gjerman. Neni 88 garanton gjyqësor të pavarur. Shpresoj që mazhoranca të reflektojë jo të vendosë vija të kuqe, e vetmja palë që ka interesa të kapë drejtësinë është PS. PS,LSI, PD kanë rënë dakort që rekomandimet e Venecias janë baza për konsensus.?

Share This Video


Download

  
Report form