Report TV - Ligji mediave online,Harito: S'kemi nxitim, të hapur për ndryshime

Report TV 2016-03-18

Views 0

Qeveria nuk ka nxitim për te kaluar ligjin per tregtine elektronike qe prek drejtëpërdrejtë dhe mediat online. Duke folur ne emisionin "45 Minuta" të gazetarit, Denis Minga, në Report TV, ministrja e Inovacionit, Milena Harito, deklaroi se ligji në fjalë nuk cenon pavarësinë e mediave online, ndësa shtoi se qeveria mbetet e hapur për të dëgjuar shqetësimet e grupeve të interesit.

Duke folur për zhvillimet brenda PS, Harito i është përgjigjur edhe sulmeve të deputetit Blushi se një pjesë e ministrave të qëverisë janë mediokër elitar. ?Nuk e di nëse duhet të hyjmë në debate shterpë. S'ndjehem as mediokre e as e paaftë. Duhet të flasë me fakte dhe emra. Në këtë rast është të shtosh zhurmë dhe baltë në një ambient ku ka nevojë për fakte dhe emra".

Në fund, Harito ka komentuar dhe gjestin e saj për të vënë kufjet kur flet Berisha në Kuvend, ndërsa jep edhe një këshillë për kolegët e shumicës, por edhe ata të opozitës?"U kam këshilluar të gjithë deputëtëve të shumicës që kur të flasë Berisha në Kuvend të vënë kufjet në vesh dhe të mos e dëgjojnë?.

Share This Video


Download

  
Report form