A1 Report - Ligji i turizmit, Ahmetaj: Pas kthimit nuk do të ketë ndryshime

Report TV 2015-08-22

Views 2

Mazhoranca do e votojë ligjin për turizmin në shtator pa i bërë asnjë ndryshim, pavarësisht qëndrimit të presidentit Bujar Nishani që e riktheu për shqyrtim.Deklarata është bërë nga Ministri për Ekonominë dhe turizmin Arben Ahmetaj.

"Presidenti tashmë e ka kthyer në rend të ditës refuzimin që mund t?i bëjë ligjeve. Është në tw drejtën e tij. Ligji i turizmit është një ligj shumë i mirë. Ne kemi dy vjet që e punojmë atë ligj. Aty ka kontribute të specialistëve shqiptarë, të specialistëve të huaj, të Bankës Botërore, të Organizatës Botërore të Turizmit, të komisioneve parlamentare, të grupeve të interesit, pra është një ligj i mirëbërë dhe ka përfshirë kontribute nga të gjithë aktorët. Jam i bindur që në shtator ne do ta refuzojmë dekretin e Presidentit dhe do ta fusim ligjin sa më shpejt në fuqi. Nuk është kapitulli i investimeve. Është koncepti që ne kemi si qeveri ndryshe. Ne duam zhvillim të integruar të turizmit dhe jo ?golemizimin? e turizmit shqiptar. Ajo që është kundërshtuar është pikërisht ky koncept por, ky është koncepti bazë, cilësor, themelor i atij ligji, është zhvillimi i integruar i turizmit shqiptar"- tha Ahmetaj duke i'u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve

Ministri Ahmetaj u përgjigj edhe për mungesën e energjisë elektrike në zonat bregdetare të vendit.
Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, tha se ky projekt do të zjellë zhvilim për shumë zona rurale dhe turizmin.

25 studentëve e profesorëve të Universitetit të Venecias fillojnë një udhëtim përmes rrugës antike Egnantia, dhe cdo 4 ditë do të japin përshtypjet për këtë rrugëtim dhe vendet që do shikojnë.tudentët dhe profesorët e Universitetit të Venecias do të nisin udhëtimin në Vian Egnatia së bashku me një ekip specialistësh shqiptarë. Ky udhëtim nis sot dhe zgjat deri në 31 gusht, në bashkëpunim me Universitetin e Venecias, dhe është i pari udhëtim në rrugën antike, Via Egnatia. Udhëtimi i paraprin një projekti ambicioz për shndërrimin e kësaj rruge të vjetër, në një produkt të mirëfilltë turistik.

Kjo do të ishte një tjetër mundësi që i shtohet mundësive të shumta të vendit tonë për të tërhequr sa më shumë vizitorë të huaj si dhe për ta parë këtë rast si një burim për ekonominë e vendit.

Share This Video


Download

  
Report form