Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas kthimit të ligjit të turizmit nga Presidenti Bujar Nishani, Ministri Arben Ahmetaj ka folur për këtë çështje duke thënë se ai ligj është punuar për dy vite dhe është i plotë.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes tha se Presidenti Nishani ?e ka zakon të kthejë ligjet, por ligji i turizmit do të miratohet në muajin shtator?.
Ahmetaj foli edhe për probleme të tjera lidhur me sektorin e turizmit, veçanërisht atë në jug, ku ndërprerja e energjisë edhe e ujit është një problem prej 20 vitesh, por që sipas tij, tashmë ?është zvogëluar?.
Sipas ministrit, turizmi ka një sërë sfidash midis të cilave edhe cilësinë e shërbimit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ligji-i-turizmit-ahmetaj-nishani-e-ka-zakon-ti-ktheje-kalon-ne-shtator/