Report TV - Ahmetaj: Vetëm 5% tatim fitim për bizneset e agro-turizmit

Report TV 2018-05-23

Views 0

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, njoftoi sot uljen e tatim fitimit nga 15 në 5 përqind për të gjitha bizneset në fushën e agro turizmit.

Veç hoteleve me 4 dhe 5 yje, edhe kjo kategori përfiton ulje tatim fitimi dhe përjashtim nga fasha e infrastrukturës.

Ahmetaj preku gjithashtu edhe biznesin e vogël, ku theksoi se nga 110 mijë biznese, 95 mijë përfitojnë duke paguar TVSH vetëm 5 përqind.

Share This Video


Download

  
Report form