Pas pesë orë debatesh, Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro ligjin për turizmin. Ky ligj kaloi me 79 vota pro dhe 13 kundër. Të gjitha votat kundër erdhën nga dputetët e opozitës të cilët ishin të pakët në numër. Me mbylljen e kësaj seance përfundon dhe ky sesion parlamentar. Deputetët do të marrin pushimet për t?iu rikthyer jetës parlamentare në fillim të muajit shtator.
?Faleminderit për punë, ju uroj pushime të mbarë të qetësohemi të gjithë dhe të reflektojmë. Takohemi javën e parë të shtatorit?, u shpreh kreu i Kuvendit, Ilir Meta në mbyllje të seancës.