Baraka provizore për romët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-30

Views 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka nisur ndërtimi i strehimeve provizore për 11 familjet e komunitetit rom, të cilave iu dogjën banesat 3 ditë më parë. Përveç ndërtimit të banesave prej druri, Bashkia e Tiranës u ka ardhur në ndihmë këtij komuniteti me ushqime dhe veshmbathje. Drejtorja e Qendrës Sociale të Bashkisë, thotë se këto baraka janë të përkohshme, pasi në një plan më afatgjatë do të zgjidhet përfundimisht problemi i strehimit të këtij komuniteti.?Plan, i cili do të synojë , jo vetëm përmirësimin e kushteve të jetesës, por edhe fuqizimin e familjeve , krijimin e mundësive për arsimim dhe shërbim shëndetësor. Siç mund ta shikoni, punimet vazhdojnë dhe brenda ditës së sotme këto familje do të largohen nga Qendra Sociale e Bashkisë për t?u strehuar në këto struktura jetese, baraka me dru, të cilat do të shërbejnë si mënyrë provizore deri në sistemimin e përhershëm të këtyre familjeve.?Tre ditë më parë në komunitetin rom, në zonën e Shkozës , si pasoje e një zjarri, që përfshiu fillimisht një barake dhe më pas 7 të tjera , 11 familje ngelën pa strehë dhe në kushte shumë të vështira jetese.

Share This Video


Download

  
Report form