http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për 6 muaj, 60 familje të komunitetit rom që preken nga projekti i rehabilitimit të Lumit të Tiranës, do të sistemohen në shtëpi të reja. Kete te marte, bashkia ka nisur punën për ndërtimin e banesave sociale, pranë ish-Repartit Ushtarak në Shkozë.?Ajo që duhet të bëjmë është, edhe investime korrekte, pra disiplinim të gjithë rrjedhës së Lumit të Tiranës që të mos shkaktojë më përmbytje, por edhe banesa sociale për të akomoduar 400 anëtarë të komunitetit rom që sot kërkojnë strehim. Për ata që bëjnë sherrin politik dhe nuk lëvizin as gishtin, shqetësimet e qytetarëve harrohen. Por, për ne të Bashkisë së Tiranës që nuk harrojmë e jemi të përgjegjshëm, i ndjekim situatat, siç ndoqëm komunitetin rom te bregu i Liqenit, te Pallati me Shigjeta, te Bregu i Lumit dhe siç po e ndjekim në Shkozë, me investimin që po bëjmë këtu, në mënyrë që komuniteti rom të kalojë nga barrakat buzë Lanës, në një vend shumë herë më komod dhe të pranueshëm.?Kryebashkiaku Veliaj tha se e vetmja forme qe këto familje te përfitojnë banesa sociale është te regjistrojnë fëmijët, t?i arsimojnë dhe t?i vaksinojnë.?E vetmja gjë që duhet të paguajnë familjet është t?i binden Bashkisë së Tiranës për regjistrimin e detyrueshëm në shkollë, kopshte e çerdhe të fëmijëve, për vaksinimin e tyre, sepse fëmijët e shëndetshëm dhe të arsimuar janë një ?biletë? që familjet të dalin nga varfëria dhe të mos kenë më nevojë për dorën e bashkisë.?Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës nuk do te beje vetëm investime per këtë kategori sociale, por me ane te politikave te ndryshme, do t?i integroje ata ne shoqëri.