http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse familjeve rome iu është propozuar qe te strehohen ne një nga repartet ushtarake ne periferi te Tiranës, ky komunitet refuzoi. Sot, premtimi i radhës vjen nga Ministri i ri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, i cili ditën e pare te punës e nisi duke pare nga afër banesat e improvizuara përgjatë Unazës se Tiranës. Brenda javës sipas ministrit, romet do te zhvendosen ne një repart te ri ushtarak. Por mbetet për t'u pare deri ne fund te javës nëse vendstrehimi qe do te gjendjet për këto familje do te pranohet prej tyre. Vete banoret pohojnë se do te qëndrojnë ne trotuare deri ne gjetjen e një banese te përshtatshme. Për ministrin e ri, strehimi i komunitetit rom do te jete hapi i pare i punës, i cili do te pasohet edhe me disa te tjerë. Zhvendosja e 35 familjeve rome nga vendi ku qëndronin pranë Unazës, solli reagimin e shume institucioneve dhe organizatave për mbrojtjen e te drejtave te njeriut, qe kërkuan t'i jepet zgjidhje këtij problemi.