Pazare me romët për azilin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
350 familje te komunitetit rom dhe egjiptian në rrethin e Elbasanit, si shumë të tjerë, i janë bashkuar vendimit për t?u larguar drejt vendeve te Bashkimit Europian. Ata persona që kanë mbetur, pohojnë se shumë prej te larguarave, nuk janë kthyer më. Shkak për këtë largim është bërë varfëria, papunësia dhe kushtet e vështira të jetesës. Por varfërinë e romeve, janë duke e shfrytëzuar, përveç agjencive turistike, edhe disa shoqata që përfaqësojnë komunitetin rom, të cilët pajisin me dokumente false banorët. Me qëllimin e vetëm për t?u zgjatur sa me shume qëndrimin ne vendet e BE- se. Këtë fakt e pranon edhe Kryetari i shoqatës Lëvizja Rinore Egjiptiano-Rome Gentian Seriani. Sipas tij, ka shoqata që abuzojnë me dhënien e vërtetimeve. Ndërsa koordinatori i komunitetit ballkano-egjiptian për qarkun e Elbasanit Osman Dinja, shprehet se janë 350 familje te larguara, por ai e pohon edhe vete se ka lëshuar vërtetime, me arsyen se kjo i ndihmon emigrantët. Më herët policia kufitare ne Kapshticë ka arrestuar në kushte të flagrancës 37-vjeçarin, Altin Rustemi, nga qyteti i Korçës, pasi shërbente si transportues për kalimin e emigrantëve në kufirin grek. Ai punonte si taksist, dhe ne momentin e arrestimit nga policia kufitare e Kapshticës në makinën e tij, ndodheshin 4 shtetas rom, te cilët donin te kalonin ne mënyre te paligjshme. Ditët e fundit, vetëm ne Kapshticës jane kthyer me shume se 250 shtetas shqiptare, pjesa me e madhe nga komuniteti rom dhe egjiptian.

Share This Video


Download

  
Report form