Rishikim kontratës me “Bankers” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-20

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prodhuesi më i madh i naftës në Shqipëri ?Bankers Petrolium?, në 11 vite që operon në Shqipëri, nuk ka derdhur asnjë lek në buxhetin e shtetit në formën e Tatimit mbi Fitimin. Shkaku kryesor është kontrata që ka qeveria me kompaninë, e cila thotë qartë se nuk mund të paguhet kjo taksë nëse shpenzimet totale të firmës janë më të mëdha se të ardhurat. Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, deklaroi se termat e kontratës me ?Bankers? do të rishihen. Së bashku me diskutimet që kanë me të për çështjen e tatimit 57 milion dollarë që Drejtoria e Tatimeve kërkon si taksë për 2011-ën, do të bëhet një kontratë e re e cila nuk do të njohë të gjitha shpenzimet si kosto të kompanisë, siç mund të jenë pagat e larta, transporti në disa zëra etj. Qeveria po aplikon edhe një model të ri ekonomik me dy kompanitë gjigande, ?Shell? dhe ?Delek Grup?, të cilat kërkojnë marrjen me koncesion të blloqeve të lira të naftës në Shqipëri. Në vitin 2014-të Shqipëria arriti të prodhojë 1 milion e 386 mijë ton naftë, 150 mijë ton më shumë se 2013-ta. Por kontributi i taksave në buxhetin e shtetit nga ky sektor është në rënie, pavarësisht rritjes së xhiros.

Share This Video


Download

  
Report form