Anulim kontratës në hidrokarbure - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapin e parë për të anuluar një nga kontratat më të rëndësishme në fushën e hidrokarbureve në vend, sektor ku kompanitë që operojnë, prej 10 vitesh, deklarojnë se dalin pa fitim. Vizion Plus siguron shkresën zyrtare që Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë si dhe avokaturës së shtetit, ku i kërkon gjetjen e një kompanie konsulente e cila të ketë eksperiencë në fushën e arbitrazhit, pasi çështja e anulimit të kontratës rrezikon të përfundojë në drejtësinë ndërkombëtare. Në shkresën e firmosur në datën 17 prill, nuk bëhet e ditur se kujt kompanie i referohet, por ajo që kërkohet është nevoja për një konsultim, me qellim parapërgatitjen e shtetit shqiptar në rast të arbitrazhit të mundshëm. Bëhet fjalë për të anuluar një marrëveshje koncesionare mes një kompanie me kapital të huaj dhe Albpetrol-it. Aktualisht në tregun e hidrokarbureve operojnë dy kompani Bankers Petroleum dhe Stream Oil, ndërsa kompania e tretë Sherwood është një degëzim i Bankers Petroleum. Ndaj revokimi i licencës bën fjalë për një nga dy kompanitë në treg. Burime konfidenciale i thanë Vizion Plus-it se arsyeja e anulimit të koncesionit është se një prej kompanive nuk ka respektuar kontratën e nënshkruar. Prej 10 vitesh buxheti i shtetit nuk përfiton asnjë lekë tatim fitimi nga kompanitë e naftës, pasi ato deklarohen pa fitim. Por te dhenat kane treguar se kompania Bankers Petrolim ka një prodhim ditor qe shkon mesatarisht në 3 mijë tonë në ditë, sasi e cila shitet në tregun ndërkombëtar. Nga ana tjetër të dhënat nga Albeptrol faktuan se në 8 vitet e fundit kompanitë kishin deklaruar shpenzime në shumë 1.5 miliardë dollarë për të cilat nuk kishin mbetur fatura. Këto të dhëna faktojnë se në këtë sektor më i humbur del buxheti i shtetit pasi nuk arkëton atë që i takon.

Share This Video


Download

  
Report form