Erion Veliaj nënshkruan kontratë me shoqërinë civile - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Erion Veliaj nënshkroi kontratën me Shoqërinë Civile. Kontrata përqendrohej më së shumti në angazhimin e kandidatit të majtë për Bashkinë Tiranë, për plotësimin e nevojave të të rinjve. Kandidati i koalicionit të majtë, sipas kësaj kontrate, nëse do të zgjidhet kryebashkiak i Tiranës, detyrohet të krijojë më shumë hapësira shërbimi social. Erion Veliaj tha se me të marrë në duar drejtimin e kryeqytetit do të themelojë Fondin e Komuniteteve, që me bashkëfinancimin e Bashkisë do të financojnë projekte komunitare. Sipas kontratës, Veliaj angazhohet të garantojë bursa studimi për komunitetin rom, financimin e një kampusi të ri universitar, krijimin e fondit për nxitjen e punësimit. Gjithashtu, ai premtoi se brenda vitit të parë si kryebashkiak do të bëjë të zbatueshëm kartën e studentit.

Share This Video


Download

  
Report form