Erion Veliaj i bashkohet nismës për dhurimin e gjakut - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-07-21

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Erion Veliaj i përgjigjet thirrjes se presidentit Ilir Meta për te dhuruar gjak për njerëzit qe kane nevoje. Pranë Bashkisë është ngritur stacioni i dhurimit ndërsa nismës iu bashkua edhe kryebashkiaku.



Erion Veliaj: ?Jam shumë i lumtur që i përgjigjemi thirrjes së Presidentit të Republikës për Aleancën e Dhurimit të Gjakut. Tirana është gjithmonë e para, do jetë e para edhe në këtë nismë. Na duhet që 2% e popullsisë së Tiranës, pra 20 mijë vetë, të dhurojnë gjak. Është e nevojshme për fëmijët talasemikë, për ata që kryejnë operacione, që fatkeqësisht mund të kenë pësuar një aksident në trafikun e verës dhe pasja e një banke gjaku për qytetin e Tiranës, ku ndodhin edhe shumica e këtyre operacioneve, është jetike?.



Veliaj tha se veç qendrës se hapur te Bashkisë, do te funksionojnë edhe pika te ngjashme ne zona te tjera te Tiranës.



Erion Veliaj: ?Dua shumë që brenda verës të plotësojmë nevojat e Tiranës dhe siç kemi filluar sot përpara bashkisë, do të vijojmë më pas në disa pika kryesore në qytet, ku organizata, shoqata, grupe komunitare, forume rinore, politike, të kenë mundësi të adoptojnë një prej këtyre tendave dhe të ketë mundësi të gjenerojë aksionin e vet për dhurimin e gjakut. Nëse në këtë qytet pati solidaritet për të dhuruar 126 mijë pemë, duhet të ketë solidaritet edhe për të dhuruar 20 mijë vetë nga një qeskë të vogël gjaku, e cila në fund të ditës edhe ty të ndihmon, sepse trupi prodhon rruaza të reja dhe rekomandohet që 2-3 herë në vit të jepet gjak, qoftë edhe për të siguruar shëndetin?.
Veliaj shprehu vlerësimin për nismën e presidentit Meta ndërsa ftoi dhe bashkitë e tjera te ndërmarrin te njëjtën fushate.

Share This Video


Download

  
Report form