http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E marta sipas sinoptikaneve rezulton të jetë një nga ditët më të ftohta të këtij dimri. Temperaturat e ulëta kane shkaktuar ngrica ne te gjithë juglindjen. Në fshatrat Voskopojë, Dardhe, Vithkuq gjatë mëngjesit termometri ka regjistruar minus 14 C gjate natës, ndërsa gjatë ditës minus 10. Prania e akullit në nëpër rrugicat e Korçës ka sjelle vështirësi për këmbësorët. Robert Kote, banor i këtij qyteti tregon se dikur rrugicat pastroheshin nga vet banoret, tradite e cila nuk ruhet me. Situate problematike paraqitet ne te gjitha rrugët rurale. Në zonat malore ka pasur edhe probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ujin e pijshëm, pasi nga temperaturat e ulëta kanë ngrire dhe tubacionet. Pas reshjeve të dëborës së fundjavës që lamë pas, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se situata në akset kombëtare është kthyer në normalitet. Në Shkodër, të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk ka asnjë problem në qarkullimin e automjeteve. Tuneli Kalimash-Kukës-Morinë është i kalueshëm edhe pa zinxhirë. Situata paraqitet e normalizuar edhe në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë. Rreth 700 banorë të fshatit Karicë në Mat, prej dhjetë ditësh janë izoluar për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe bllokimit të rrugës kryesore. Ata kanë parë si zgjidhje për problemin e tyre protestën. Banoret tregojnë se për t?u furnizuar me ushqim duhet të udhëtojnë me kilometra në këmbë. Situata behet edhe me kritike në rast fatkeqësie kur detyrohen t?i transportojnë të sëmurët me krah. Banorët thonë se e kjo është e vetmja rrugë automobilistike që lidh fshatin me qytetin e Burrelit.