https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Zgjedhjet në Kosovë, fushata "ngrin" në veri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E ndërsa fushata vijon në pjesën më të madhe të Kosovës, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për veriun e vendit, aty ku duket se ka ngrirë dhe fushata dhe aktivitetet zgjedhore. Shkak për këtë është bërë vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ka rikthyer simbolet e republikës së Kosovës në fletëvotime, problemeve që lidhen me mungesën e emrave në lista, si dhe përbërjen e këshillave zgjedhor në zonat me shumicë serbe. Për këtë arsye, pjesëmarrja e serbëve në votime mbetet e paqartë. Në një takim që është mbajtur mes krerëve politike lokalë në veri gjatë fundjavës është rënë dakord që serbët në veri të Mitrovicës, të mos marrin pjesë në zgjedhje ndonëse kanë lënë një dritare të hapur, në pritje të një qëndrimi dhe nga Beogradi zyrtar. Deri më tani zyrtarë të lartë serbë ende nuk kanë thënë fjalën e tyre rreth pjesëmarrje ose jo të serbëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë më 8 qershor. Një ditë më pare ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Jakobson i beri thirrje serbeve në veri të mos e bojkotojnë këtë proces.

Share This Video


Download

  
Report form