Mbyllet me tensione fushata në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fushata për zgjedhjet lokale të së dielës në Kosovë është mbyllur me tensione. Kandidati i listës serbe "Serbska" për komunën veriore të Mitrovicës, Krstimir Pantiç është dhunuar mbrëmjen vonë të së premtes nga persona të panjohur. Siç raportojnë mediat, ai ka marrë lëndime në kokë dhe fytyrë. Vetë kandidati Pantiç deklaroi se qëllimi i sulmit ndaj tij, ishte që ta eliminonin fizikisht. Sipas tij, me këtë veprim, grupe të caktuara synojnë që partitë dhe qytetarët serbë në Kosovë, të bojkotojnë zgjedhjet. Pantiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës, që pavarësisht kërcënimeve dhe incidenteve, të marrin pjesë në votime. Ndërkaq, që prej mesnatës, në Kosovë ka nisur heshtja zgjedhore, e cila vijon deri në mbylljen e kutive të votimit, në orën 19:00 të së dielës. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtë vote kanë rreth një milion e 800 mijë persona. Ata do të shprehin vullnetin e tyre për zgjedhjen e 39 krerëve vendorë si dhe këshillave komunalë. Veçantia e këtij procesi është se ai mbahet për herë të parë edhe në pjesën veriore të Kosovës, e banuar nga serbët. Zgjedhjet do të monitorohen gjerësisht nga vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë.

Share This Video


Download

  
Report form