I ftohti “ngrin” Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
I gjithë vendi vijon të jetë në pushtetin e dëborës dhe temperaturave që shkojnë disa grade nën zero.
Edhe këtë të enjte mijëra banorë në të gjitha njësitë administrative të Bashkive Dibër e Bulqizë janë të izoluara. Në Klos vijon të mbetet e bllokuar njësia Xibër ku trashësia e dëborës shkon mbi 1 metër.
Në buzqizë, qytetarët po përballen me mungesën e ujit të pijshëm pasi tubacionet kanë ngrirë.
Në spital të sëmurët janë detyruar të marrim mjete per ngrohje me vete, pasi kaldaja është jashtë funksionit.
Ruga nacionale Peshkopi ? Tiranë është e kaluaeshme pa problem, pasi firmat kontraktore e pastrojnë dhe kanë hedhur kripë e skorie. Problem mbetet Rruga Peshkopi ? Kukës dhe Ura e Çerenecit ? Librazhd qe vijojnë të jenë të bllokuara.
Në juglindje mëngjesin e kësaj të enjteje temperaturat që shkuan deri në -10 gradë kanë krijuar probleme në akset nacionale. Për shkak të akullit në rrugë, lëvizja ka qene e vështire.

Problem në shumë zona mbetet edhe furnizimi me energji elektrike. Si pasojë e temperaturave të ulta mësimi është zhvilluar me orare të reduktuara ndërsa në zonat e bllokuara procesi eshte pezulluar.

Share This Video


Download

  
Report form