Rama ftesë investitorëve të Hong Kongut - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Investimi i bizneseve te huaja ne Shqipëri, përkthehet ne një investim ne tregun e rajonit të Ballkanit. Deklarata është bërë nga kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në Hong Kong. Rama sipërmarrësit e huaj te investojnë në një treg që ofron lehtësira në sistemin e taksave, tregun e punës dhe pozitën gjeografike. ?Ne kemi dy vjet që po përpiqemi në mënyrë sistematike që të mbjellim farën e një ndryshimi të rëndësishëm në aspekt të investimeve të huaja direkte. Shenjat e para tanimë janë të qarta. Por ndërkohë puna vazhdon dhe ne shumë shpresojmë që edhe nga kjo pjesë e botës të ketë një interesim për Shqipërinë, po jo thjesht për Shqipërinë, por me mesazhin se kush investon në Shqipëri investon në një treg shumë më të madh sesa Shqipëria, duke pasur parasysh zhvillimin e rëndësishëm politik dhe të bashkëpunimit në rajonin tonë?.Gjate qëndrimit te Hong Kong, Rama u prit nga guvernatori Cun Jing. Ky i fundit u angazhua për të nxitur investitorët për projekte në Shqipëri, veçanërisht në fushën e turizmit dhe të tregtisë.

Share This Video


Download

  
Report form