http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përgjigjen që kreu i opozitës i dha ftesës për një takim kokë më kokë, kryeministri Edi Rama e konsideron si destruktiv. Po përmes Facebook-ut, kreu i qeverisë i shkruan kundërshtarit politik, duke i thënë se propozimi i opozitës është refuzuar kategorikisht dhe publikisht nga SHBA dhe BE.?Si mund ta pranojë qeveria e këtij vendi një ?zgjidhje? të papranueshme për SHBA/BE, e cila hedh në erë themelet e Reformës në Drejtësi dhe hap një hendek të pakapërcyeshëm në rrugën e Shqipërisë drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian?! Si dhe çfarë mund të negociojnë negociatorët sipas Jush, për sa kohë PD nuk lëviz nga ky propozim, që ka si kusht përjashtimin de facto të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në procesin e pastrimit të sistemit nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar?! Si ka mundësi që pasi ka shterruar gjithë uji i Venecias, Ju të bëni shurdhin kryeneç ndërkohë që kambanat e alarmit për Shqipërinë bien nga të katër anët, e të përsërisni nga bunkeri ku jeni kyçur bashkë me Partinë Demokratike, të njëjtën kërkesë të papranueshme për të gjithë?!?Duke iu drejtuar kreut të PD-së për reflektim, Rama kujton se është gati të pranojë çdo propozim të PD-së, mjafton të përkrahet nga partnerët.?I dashur Lulëzim, thirrini mendjes, çlirohuni nga frika prej Reformës në Drejtësi dhe mos viktimizoni, për llogari të një grushti të korruptuarish, një popull të tërë që ka sot të drejtën e tij sovrane për të marrë mbrapsht, hakun e ngrënë 25 vjet me radhë nga të inkriminuarit që mbajnë peng drejtësinë në Shqipëri! Ju kam propozuar të na paraqisni çdo ndryshim të dëshiruar që mund të gjejë dakordësinë e SHBA/BE dhe do ta pranojmë e do ta votojmë pa lëvizur asnjë presje. Ky propozim është shumë serioz dhe mbetet në fuqi deri në oren 10.00 të datës 21 korrik, kur ne do të hyjmë në sallën e Kuvendit për të votuar reformën.?Edhe në këtë thirrje publike, kryeministri shprehet se është gati të takohet për të gjetur çelësin e zgjidhjes së ngërçi absurd, që do të çlironte miratimin e reformës në drejtësi. Madje, shton se do pranonte edhe një përballje televizive, pasi siç thotë: ?Koha vrapon, sfida është historike!?