http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë serat në të cilat do të zhvillohej projekti i USAID për sera në luleshtrydhe. Kapin një sipërfaqe prej 3 dynym. Pronari i tyre Sefret Hamataj pohon se ato u shkatërruan pa nisur Ndërsa ai nuk di sit ë veproj në një kohë kur ka blerë dhe fidanët në Greqi dhe brenda tre ditëve duhet t?i mbjellë, ndërsa toka dhe serat nuk janë gati, për shkak të përmbytjes dhe shkatërrimit të elementëve të aluminit. Shirat dhe stuhitë e fundjavës se shkuar dëmtuan edhe te mbjellat në zonën e Kafarajt, Adës dhe Frakullës në Bashkinë Fier. Përballe kësaj situate, fermerët kërkojnë investime në projektet e kullimit të tokave bujqësore. Janë me dhjetëra familjet, të cilat kërkojnë ndihmë nga pushteti vendor. Artur Myrtaj është një nga banoret ku dëmi që i shkaktoi përmbytja është i madh. Edhe në Pogradec situata mbetet kritike. Kryebashkiaku Eduard Kapri, sqaron se shumë lagje, biznese e banesa janë nën ujë, kjo si pasojë e mosndërhyrjes nga bordi i kullimit.?Situata në Bashkinë e Pogradecit nga rënia e reshjeve është kritike. Lagje, biznese, shtëpi janë nën ujë. Nuk ka më kohë për të humbur, teksa njerëzit po humbasin pronën dhe biznesin, në kushtet e një indiference totale dhe papërgjegjshmërie nga ish-drejtuesit e Bashkisë dhe Komunave?.Ai i ka bërë thirrje qeverisë të ndihmojë Bashkinë e Pogradecit, pasi banorët janë në kushtet e emergjencës.