http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre ditë nga përmbytjet qe shkaktoi dalja nga shtrati e lumit Erzen, banorët e Shijakut kane filluar te bëjnë bilancin e dëmeve. Banesat nga të dy anët e lumit janë dëmtuar rëndë. Banorët te cilët ende punojnë për largimin e ujit dhe baltës nga katet e para kërkojnë ndihme. Kryetari i bashkisë së Shijakut Ardian Kokomani shprehet se banorët u njoftuan per rrezikun e përmbytjeve u është kërkuar te lene shtëpitë. Ndërsa shtabi i emergjencës është duke punuar për largimin e materialeve inerte qe ka sjelle vërshimi i ujit.Gjatë së enjtes situata është përmirësuar, pasi edhe niveli i ujit në lumin Erzen ka rënë krahasuar me 24 orë më parë.