http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është një nga shtëpitë e shumta të dëmtuara në lagjen ?Liri? ne Fier. Atje banon me qera Panajot Bushi. Gjithçka është dëmtuar dhe shkatërruar. Ky i fundit tashmë po përpiqet të eliminoje dëmet, ndërsa gathë orenditë shtëpiake janë jashtë funksionit.Dalja e Gjanices nga shtrati shkaktoi ne këtë zone dëme gati te pariparueshme. Banoret megjithatë po përpiqen të eliminojnë ujërat dhe baltën nga shtëpitë e veta. Panajoti është nga të shumtët qytetarë në Fier që kanë humbur gjithçka nga vërshimi i ujërave një ditë më pare. Banorët kërkojnë ndihmën e shtetit, ndërsa pohojnë vështirësitë në të cilat ndodhen. Nga reshjet e shiut dhe vërshimet e Gjanicës në Fier janë përmbytur rreth 288 banesa. Ndërsa rreth 150 biznese janë evidentuar si të dëmtuara. Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Salorjon Toto lidhur me demet shprehet se po bëhet inventarizimi i tyre. Nga të dhënat e deritanishme te Shtabit te Emergjencës pranë prefekturës Fier, numri i banesave të dëmtuara shkon në 550. Ndërkohë 30 familje te evakuuaka janë sistemuar në dy konvikte. Punonjësit e bashkisë dhe zjarrfikësit po ndihmojnë nëpër lagjet më problematike për tërheqjen e ujit nga shtëpitë. Ndërsa dhjetëra motopompa janë vënë në përdorim nga banorët.