http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 500 banorë të fshatit Potgorie dhe fshatrave te tjerë te komunës Vreshtas kanë protestuar këtë të enjte pasi më shumë se 250 ha toke të kësaj fushe vazhdon te jete e përmbytur. Banorët te bashkuar ne një mendim kanë kërkuar të dëmshpërblehen për prodhimet e tyre te dëmtuara dhe kane paralajmëruar se do te këtë përshkallëzim te protestave nëse nuk zgjidhet problemi i tyre. I kontaktuar nga Vizion Plus Drejtori i Bordi te Kullimit te qarkut te Korçes Nexhip Merolli u shpreh se shumë shpejt do të ketë një bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe komunën Vreshtash, por kjo do të realizohet pas largimit të ujërave. Pasi vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet një bilanc i dëmeve te shkaktuara.