http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e fundit kanë shkaktuar dëme edhe në Bashkinë e Matit ku disa rrugë kanë dalë jashtë funksionit si pasojë e vërshimit të ujërave. Si rezultat i dëmtimit të rrugës një pjesë e fshatit Karicë në njësinë administrative Baz është bllokuar totalisht. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e pushtetit vendor, pasi as fëmijët nuk i dërgojnë dot në shkollë. Bukurie Alzeneli banore ne periferi te Burrelit, thotë se për tre ditë me radhë të gjithë ujërat kanë vërshuar përmes tokës, duke rrezikuar shembjen e banesës në të cilën jetojnë 15 vete. Dëme ka patur edhe në njësi të tjera administrative të Bashkisë Mat, ku shumë lagje dhe fshatra kanë mbetur pa komunikim si rezultat i rrëmbimit të urave nga sasia e madhe e ujit.