Lumenjtë dalin nga shtrati, nisin evakuimet në Fier e Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Disa zona ne jug te vendit vazhdojnë te mbeten nen kërcënimin e përmbytjeve. Situata vijon te mbetet problematike ne komunën e Novoselës ne qarkun e Vlorës, ku per shkak te daljes se Vjosës janë evakuar 14 familje gjate natës.Sipas kryetarit te komunës Novosele, Kanan Shakaj, situata paraqitet e renduar, pasi pritet qe prurjet e lumit Vjose te jene edhe me te mëdha.Kanan Shakaj thekson:Kemi evakuuar 14 familje, 2 prej tyre do marrim gomone për ti nxjerrë pasi më parë nuk pranuan të dilnin. Situata është rënduar, duke marrë sinjal nga Gjirokastra e Memaliaj Vjosa ka kaluar kufirin maksimal dhe presim një situatë më të keqe. Kemi evakuuar rreth 30 persona. Prurjet do të jenë akoma më të larta dhe problemet do të jenë shumë më të mëdha, rrezikohen 400- 500 banorë?Aktualisht rrezikohen banesat e fshatit fitore pasi uji po shkon drejt Hidrovorit te Akernise ku përmbytja rrezikon edhe 5000 banore qe banojnë afer shtratit te lumit. Vërshimi i Vjosës ka bere qe edhe qarku i Fierit te jete i rrezikuar, ku shtabi i emergjence është ne vendngjarje për te evakuuar rreth 25 familje qe kane mbetur ne uje, ne zonen e Cervenit. Qindra hektarë toke e dëme te shumta materiale përllogariten nga kjo përmbytje. Ndërsa rrezikohet edhe furnizimi me uje te pijshëm si pasoje e përmbytjes se 11 puseve qe furnizojnë qytetin e Fierit. Në orët e para te mëngjesit te sotëm shirat e rëne kane bere qe lumi Gjanicë të dalë nga shtrati . Ai ka përmbytur jo vetëm tregun pranë urës me shkalle por edhe dhjetëra banesa përreth. Banoret janë te izoluar për shkak te vërshimit te ujërave te lumit ne oborret e tyre dhe ne katet e para te pallateve. Edhe ne qarkun e Elbasanit reshjet e shiut kane qene me intensitet te larte, duke sjell rrëshqitjen e dherave ne aksin Librazhd-Elbasan. Uji i Devollit i cili ka dale nga shtrati, ka bllokuar kalimin ne urën e Shushicës. Ndërsa lumi Shkumbin ka përmbytur tokat bujqësore te komunës Paper duke rrezikuar kështu edhe pompat e ujësjellësit te Cërrikut . Disa fshatra te komunave Librazhd dhe Përrenjasit kane mbetur pa energji elektrike . Probleme paraqiten edhe ne rrugën nacionale ku dalje e lumit Drino ka shkaktuar përmbytjen e një segmenti te konsiderueshëm.

Share This Video


Download

  
Report form