Zhgënjim tek kuqezinjtë, De Biasi i mërzitur - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Goli i pësuar ne minutën e 92 nga Veloso pas një goditje me koke që i shkaktoi humbjen e parë në eliminatore, ka sjell një zhgënjim të madh në radhët e kuqezinjve. Pavarësisht se kapiteni dhe lideri Lorik Cana ka kërkuar të inkurajoje shokët e tij të skuadrës duke i mbledhur në qendër të fushës pas vërshëllimës së fundit, mërzitja dukej qartë tek protagonistet kuqezinj për një barazim të shumuar në limite. Rezultat që do ta kishte afruar edhe me shumë Shqipërinë me ëndrrën e madhe dhe historike te kualifikimit në Europian. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes trajneri De Biasi e komentoi golin e pësuar si një moment shpërqendrimi te ekipit që kurrsesi nuk duhej të kishte ndodhur. Sidoqoftë pavarësisht kësaj rezultati zhgënjyes, De BIASI ka ngushëlluar në një farë mënyre veten dhe te besuarit e tij, duke pohuar se të mundeshe nga skuadra e renditur e 7 në botë nuk është kurrë fundi i botes. Nga ana tjetër kolegu i tij Fernando Santos u shpreh shumë i kënaqur me fitoren, të cilën sipas tij luzitanet e kanë merituar ndaj një rivali teper të fortë dhe kompakt. Sfida e luajtur ne ?Elbasan Arena? në prani të 12 mije e 700 tifozëve kuqezinj, e cila y mbyll 0 me 1 në favor të portugezeve, e zbriti Shqipërinë ne vendin e trete me 11 pikë në grupin I, 1 pikë më pak sesa Danimarka dhe 4 më pak sesa Portugalia që kryeson renditjen. Kuqezinjtë e kanë vete ne dorë kualifikimin, pasi në rast se marrin 6 pikë kundër Serbisë dhe Armenisë nuk kanë nevoje të shohin rezultatet e kundërshtarit, ndërsa në rastin më të keq do të na duhet të shpresojmë që Danimarka nuk do të fitojë ndaj Portugalisë në sfidën e saj të fundit dhe kuqezinjtë të marrin të paktën 3 pikë në dy sfida, llogarite dhe numrat na japin të drejte, fusha do të vendose.

Share This Video


Download

  
Report form