Arben Ndoka dorëzon mandatin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arben Ndoka deputeti i Partisë Socialiste ne qarkun e Lezhës behet i pari deputet qe dorëzon mandatin, si pasoje e betejës per dekriminalizimin e politikes. Vete Ndoka ka sqaruar nëpërmjet nje letre se asnjëherë nuk i ka kryer veprat, per te cilat është dënuar 7 vjet ne Itali, per favorizim prostitucioni dhe rrëmbim personi, duke paralajmëruar se do te vazhdoje betejën ligjore me drejtësinë per zbardhjen e te vërtetës.?Por ju te gjithë miq deputete, qeveria jone dhe Partia Socialiste nuk keni pse te viheni ne siklet asnjë dite me shume nga prania ime. Unë ju kam borxh ju ne radhe te pare dhe gjithë atyre qe janë me ketë parti ndjekjen deri ne fund te betejës ligjore ne Itali apo ne Gjykatën e te Drejtave te Njeriut.?I menjëhershëm ka qene reagimi i kryetarit te Partisë Demokratike Lulzim Basha per te cilin dorëzimi i mandatit nga Arben Ndoka është fitore e betejës se opozitës. Përplasja e opozitës me Arben Ndoken nisi menjëherë pas zgjedhjeve te 23 qershorit 2013. Numërimi fillestar i votave ne qarkun e Lezhës e nxirrte deputet Arben Ndoken, por kutitë e këtij qarku u hapen ne Komisionin Qendror Te Zgjedhjeve dhe u vërtetua se votat ishin manipuluar. Kështu qe rezultati u përmbys dhe demokratet morën 4 mandate, ndërkohe qe Partia Socialiste mori vetëm 2 mandate deputetesh dhe Arben Ndoka nuk hyri dot ne parlament. Por Ndoka beri betimin si deputet pas dorëzimit te mandatit nga Mimi Kodheli, e cila u be ministre e mbrojtjes. Edhe ketë here procesi nuk ishte i thjeshte, pasi u desh qe dy zonja te mos pranonin mandatin e deputetes ne mënyre qe Arben Ndoka te behej pjese e grupit parlamentar socialist. Por ky moment u shoqërua me akuza te ashpra nga ana e PD, e cila pretendonte se Ndoka kishte kërcënuar 2 kandidatet e Partisë Socialiste qe te mos pranonin mandatin e deputetes. Sulmi i opozitës kundër Arben Ndokes arriti kulmin ne korrikun e vitit te kaluar, kur deputeti i Lezhës goditi demokratin Gent Strazimiri ne ambientet e parlamentit. Prej atij momenti Arben Ndoka u përdor ne çdo fjalim te opozitës, si shembulli pse duhet dekriminalizuar politika. Ishte Partia Demokratike, e cila botoi vendimin qe gjykata italiane kishte dhëne ndaj Ndokes, duke kërkuar largimin e tij nga jeta politike. Pas dorëzimit te mandatit nga ana e Arben Ndokes deputet pritet te behet Eduard Ndocaj, i cili pak kohe me pare ka lëshuar akuza te ashpra ndaj kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste.

Share This Video


Download

  
Report form