PD: Arben Ndoka i dënuar në Itali për prostitucion - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike bën të ditur se deputeti I Partisë Socialiste Arben Ndoka ka qenë dënuar për prostitucion në Itali vite më parë. Deputeti Arben Ristani publikoi atë që e quajti dokumenti zyrtar I Gjykatës së Romës, I cili, sipas tij, rendit edhe akuzat për të cilat është dënuar Ndoka. "Kemi këtu dosjen e plotë të deputetit Arben Ndoka, i dënuar nga Gjykata e Romës me 7 vjet e 27 ditë burg, nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana të rënduara, dhe heqje të paligjshme të lirisë ndaj personave të tjerë"- u shpreh Ristani. Sipas tij, Gjykata e Faktit në Lezhë, dhe e Apelit në Shkodër, kanë bërë njohjen e vendimit të Gjykatës së Romës dhe e kanë ulur masën e dënimit në 4 vjet burgim. "Arben Ndoka më pas ka përfituar nga sistemi ynë i drejtësisë lirim para kohe me kusht, dhe në vitin 2005, është liruar. Ky është pra personi që Edi Rama futi në listën e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit, pasi spostoi dhunshëm dy deputete gra që ishin para Ndokës në listën e kandidatëve. Ky është personi që Edi Rama urdhëron të godasë fizikisht deputetët e opozitës"- është shprehur më tej Ristani.

Share This Video


Download

  
Report form