PD: Kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar me 3 vjet në Greqi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-01-10

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike ka publikuar dokumentin që sipas saj fakton se kryetari i bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj preket nga dekriminalizimi i duhet të shkarkohet nga kjo detyrë.Numri dy i PD-së Gazment Bardhi ka treguara para medias një vërtetim të marrë në Athinë sipas të cilit kryebashkiaku i Mallakastrës është dënuar me 3 vjet burg.Sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000. Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.Opozita ka bërë përgjegjës kryeministrin Rama i cili sipas saj me qëllim kandidon persona që kanë problem me drejtësine për të fituar në zonat që më parë janë drejtuar nga PD.Edi Rama e di se i përzgjedhuri i tij për Mallakastrën ka probleme me drejtësinë greke, por ai e ka fshehur të vërtetën. Ky është një fakt që Edi Rama e di shumë mirë, por po përpiqet të blejë kohë për kriminelin tjetër që i është zbuluar në bashki, këtë herë, duke fallsfikuar dokumentat shtetërorë, siç është formulari i dekriminalizimit.Partia Demokratike i ka bërë thirrje prokurorisë të nisë hetimet sa më shpejt ndaj kryetarit të bashkise së Mallakastrës Ismail Qerimaj.

Share This Video


Download

  
Report form