Armando Prenga dorëzon mandatin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kulmin e debatit mes opozitës dhe mazhorances dhe ditën qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te merrte vendimin, Armando Prenga dorëzon mandatin e deputetit. Ne fakt letra me te cilën ai njoftonte dorëheqjen mban datës 25 shkurt. Ne letrën qe i është drejtuar kryetarit te kuvendit Ilir Meta, Armando Prenga sqaron arsyet e vendimit.?Duke iu shprehur konsideratën dhe falenderimet per bashkëpunimin e deritanishëm me lejoni qe nëpërmjet kësaj letre t?ju paraqes dorëheqjen time nga mandati i deputetit te Partisë Socialiste per qarkun e Lezhës. Bazuar ne nenin 164 te Kodit Zgjedhor, i cili përcakton se ne rast ndërprerje te mandatit te deputetit, Kuvendi njofton KQZ per krijimin e vakances, lutem nga ana juaj vënien ne lëvizje te procedurave per ketë qellim. Per qetësinë time dhe te familjes sime deklaroj si me sipër se heq dore sot dhe gjithmonë, nga mandate qe zgjedhësit e mi dhe kushtetuta me kane ngarkuar se fundmi, i konsideroj te padrejta dhe shpifje te ulëta akuzat politike te opozitës dhe personave te autorizuar prej tyre.? Mandati i Armando Prenges shkaktoi përplasje te forta mes organit qendror te akuzës dhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Prokuroria kërkoi ndërprerjen e mandatit te deputetit per Prengen, me argumentin se ne formularin e vete deklarimit nuk kishte reflektuar dënimin e Gjykatës se Kurbinit. Madje organi i akuzës fajësoi KQZ-ne dhe paralajmëroi hetimin penal per institucionin qe administron zgjedhjet. Te shtunën Prokuroria e Përgjithshme nisi nje tjetër kërkese Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te marre nje vendimin mbi ndërprerjen e mandatit te Prenges brenda afatit ligjor. Megjithe vendimin per dorëheqjen e Prenges KQZ është përfshire nga debate te ashpra.

Share This Video


Download

  
Report form