Mark Frroku dorëzon mandatin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-07

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa ne parlament diskutohej projektligji për dekriminalizimin, deputeti i partisë kristiandemokrate Mark Frroku, një prej politikaneve te akuzuar me shume nga partia demokratike ka dorëzuar mandatin. Nëpërmjet nje letre drejtuar kuvendit, Frroku sqaron se dorëheqja erdhi pas akuzave te opozitës per rekorde kriminale, akuza te cilat sipas tij nuk janë te vërteta. Ne tekstin e dorëheqjes, ai i kërkon falje edhe maxhorances, duke theksuar se po le mandatin per t?i hapur rruge veprimtarisë normale te parlamentit dhe qeverise. Lëvizja e deputetit te Shkodrës Frroku vjen pasi parlamenti vendosi t?i drejtohej Gjykatës Kushtetuese nëse mandati i tij duhej hequr apo jo, pasi Frroku i cili ndodhet ne burg ka munguar për me shume se 6 muaj ne parlament. Nëse i referohemi listës se kandidateve per deputet te Partisë Kristiandemokrate per qarkun e Shkodrës, nga i cili doli deputet Mark Frroku, mandati i kalon vëllait te tij Arben Frroku. Por ky i fundit është i dënuar me vendim te formës se prere nga Gjykata e Apelit per vrasjen komisarit Dritan Lamaj e per kete arsye nuk mund te behet deputet. Ne këtë rast mandatin e merr kandidatja e trete ne liste Mirela Ferracaku. Qe prej nisjes se betejës se dekriminalizimit nga ana e opozitës, Mark Frroku behet deputeti i dyte qe le mandatin e deputetit, pasi pak jave me pare u largua nga parlamenti edhe socialisti Arben Ndoka.

Share This Video


Download

  
Report form