http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
60 minuta pasi vëllai i tij u shpall i pafajshëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Mark Frroku do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit pasi Gjykata e Lartë vlerësoi si të ligjshëm ndalimin e tij për akuzat e vrasjes në Belgjikë. Pas dhënies se vendimit, avokatet mbrojtës u shprehen se janë te befasuar nga masa e sigurisë. Seanca per vlerësimin e masës se sigurisë u zhvillua me dyer te mbyllura kjo për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor. Përveç akuzës për vrasje që bëhet nga drejtësia e shtetit belg, ndaj Mark Frrokut u ngritën edhe dy akuza të reja, njëra për pastrim parash dhe tjetra për refuzim të deklarimit të pasurisë.