“Nuk kam lidhje me 500 mijë eurot”/ Shoferi i kamionit mbetet në burg - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-06-16

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është lënë në burg deri në përfundim të hetimeve shoferi i kamionit në të cilin u gjetën rreth 500 mijë euro të padeklaruara. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura mesditën e kësaj të marte, ndërsa zgjati vetëm fare pak minuta.Mësohet se 56-vjeçari, Andon Thanasi ka mohuar të ketë pasur dijeni mbi sasinë e madhe të eurove që u gjetën në kamionin e tij ndërsa nuk ka mundur dot të jap shpjegime mbi këtë çështje.Nga ana tjetër, gjykata i ka kërkuar prokurorisë që të marrrë si prova materiale të gjitha filmimet në portin e Durrësit dhe atë të Barit me qëllim identifikimin e personave të përfshirë në këtë çështje.Andon Thanasi u arrestua tre ditë më parë në portin e Durrësit, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga autoritetet portuale, në urën lidhëse të kamionit që ai drejtonte u gjetën rreth 500 mijë euro. Paratë ishin ndarë në disa pako ndërsa dyshohet se ato mund të kenë prejardhje nga aktivitet kriminal.

Share This Video


Download

  
Report form