Mbetet në burg Florenc Çapja - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-11

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve te Renda la në burg Florenc Çapjan dhe Bledar Muçen, te dy te akuzuar se qëlluan ne drejtim te policisë, dy ditë më parë në Elbasan. Ardian Çapja, i cili mbeti i plagosur nga ngjarja, pritet t?i komunikohet masa e sigurisë në spital, ndërkohë që edhe 5 të tjerëve të cilësuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, Gjykata do t?ia komunikojë masën e sigurisë këtë të shtunë. Ardjan Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça nuk pranuan asnjë nga akuzat duke thënë para Gjykatës se nuk qëlluan në drejtim të policisë, pasi gjatë të shtënave ishin në shtëpi. Mirëpo këto pretendime, nuk u morën parasysh nga Gjykata, e cila dha masën e sigurimit me burg. Në shkurt të këtij viti, persona të kamufluar qëlluan në drejtim të një prej lokaleve në pronësi të familjes Çapja ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën disa të tjerë. Ndërkohë pak ditë më parë, një person ende i paidentifikuar qëlloi në drejtim të Florenc Çapjas, i cili i shpëtoi atentatit. 35-vjeçari dyshohet si pjesëmarrës në të paktën dy vrasje si akt hakmarrjeje për vrasjen e xhaxhait të tij në vitin 2005.

Share This Video


Download

  
Report form