http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Amarildo Çalamani, autori i aksidentit të rëndë në Roskovec të Fierit ku humbën jetën dy kushërinj,është lënë në arrest me burg pa afat deri në përfundim të hetimeve gjyqësore.
Vendimi është dhënë nga togat e zeza fierake në orët e paradites së mërkurë.
Çalamani ka mbërritur në ambientet e gjykatës në masa sigurie i shoqëruar nga uniforma blu të togës së shoqërimit, i prangosur.
Në sallën e gjyqit ai ka treguar pendesë të thellë.
Ndërsa cdo pyetjeje të bërë nga gzetarët e prnishëm para fillimit të seancës I është përgjigjur vetëm më shënjë mohuese.
Në përfundim të seancës gjykta vendosi arrest me burg pa afat.
Amarildo Çalamani akuzohet si autor i aksidentit në fshatin Arapaj Roskovec, aksident që iu mori jetën dy kushërinjve Amarildo dhe Festim Dogani dhe la të plagosur shtetasin Martin Dogani.
Drejtuesi i mjetit Amarildo Çalamani, pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes por u arrestua nga policia.