http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arrestimi i Armando Prengës në flagrancë, nën akuzën për ?Plagosje me dashje? ?armëmbajtje pa leje? dhe ? kanosje për jetën?, ka një precedent, edhe pse të largët në kohë. Në shtator të vitit 1997, deputeti socialist i kohës Gafur Mazreku, qëlloi me armë zjarri brenda sallës së Kuvendit, Azem Hajdarin, deputet i Partisë Demokratike. Armando Prenga, nje ligjvënës i papërfshirë ne debatet parlamentare, ka qene protagonist i disa incidenteve te dhunshme ne parlament. Një vit më parë, ai u përfshi në konflikt me deputetin Gent Strazimiri. Në një ndër korridoret e Kryesisë së Kuvendit, me rripin e pantallonave goditi kolegun demokrat. Ndërsa gjatë legjislaturës së kaluar, kur ishte në opozitë, ai mbahet mend për goditjen me grusht demokratit Edi Paloka. Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendi përcaktojnë qartë procedurat që duhen ndjekur në rastet e arrestimit të një ligjvënësi, në mënyrë që Prokuroria të vijojë hetimin. Sipas nenit 73 pika 3 e kushtetutës, deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim, kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi siç eshte rasti i deputetit te qarkut te Lezhës. Per rastet e arrestimit ne kushtet e flagrancës, ligji themeltar i shtetit parashikon qe Prokurori i Përgjithshëm duhet te njoftoje menjëherë kuvendin, i cili vendos ne lidhje me masën e arrestit. Ndërsa sipas Rregullores se Kuvendit çështja e Armando Prenges, do të nis të shqyrtohet pas ardhjes së kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme. Me depozitimin e shkresës nga Prokurori i Përgjithshëm, mblidhet Këshilli per Rregulloren Imunitetin dhe Mandatet. Ky Këshill përgatit raportin, i cili i dërgohet seancës plenare ku deputetet vendosin me votim te fshehte pro ose kundër masës se ndalimit ndaj deputetit Armando Prenga. Arrestimi i deputetit Prenga është i treti brenda këtij viti. Në muajin maj, Prokuroria e Përgjithshme arrestoi deputetët Tom Doshi dhe Markt Frroku, pasi Kuvendi miratoi lejen për hetimin e tyre.