Prenga rrezikon imunitetin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me mbylljen e veprimeve te para hetimore pritet qe Prokuroria e Përgjithshme t?i drejtohet parlamentit ne lidhje me arrestimin e deputetit socialist Armando Prenga. Sipas nenit 73 pika 3 e kushtetutës, deputeti mund të ndalohet ose të arrestohet pa autorizim, kur kapet në kryerje e sipër ose menjëherë pas kryerjes së një krimi, siç është rasti i deputetit te qarkut te Lezhës. Per rastet e arrestimit ne kushtet e flagrancës Ligji Themeltar i Shtetit parashikon qe Prokurori i Përgjithshëm duhet te njoftoje menjëherë kuvendin, i cili vendos ne lidhje me masën e arrestit. Sipas rregullores se kuvendit çështja e Armando Prenges pritet te kaloje neper te njëjtat procedura si ne rastin e deputeteve Doshi e Frroku kur Prokuroria kërkoi autorizim per arrestim. Me mbërritjen e kërkesës nga Prokurori i përgjithshëm, mblidhet Këshilli per Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, i cili shqyrton kërkesën e organit te akuzës. Këshilli përgatit raportin, i cili i dërgohet seancës plenare, ku deputetet vendosin me votim te fshehte pro ose kundër mases se ndalimit ndaj deputetit Armando Prenga. Duke u nisur nga deklaratat publike te shumicës dhe pakicës se çdo kërkese e prokurorisë do te miratohet, nuk ka asnjë dyshim për vendimin e kuvendit. Ajo qe ende nuk dihet është nëse parlamenti do te vendose per arrestimin e Armando Prenges qe ne séance e pare te këtij sesioni qe mbahet pasditen e se hënës. Kjo pasi ne këto moment është policia ajo qe po kryen veprimet e vetëm pas kësaj, Prokuroria pasi te beje gati aktet do ti drejtohet kuvendit qe ai te vihet ne lëvizje.

Share This Video


Download

  
Report form