http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Administrative duket se nuk i kane dhënë plotësisht zgjidhje pritshmërie te biznesit për te marre drejtësi ne kohe reale. Ndonëse shqyrtimi i një dosje parashikohet te kryhet kryesisht per dy muaj. Te dhënat tregojnë se afatet shkojnë deri ne 6 muaj. Ndërsa ka edhe nga ato raste kur shqyrtimi arrin edhe me nje vit. Nëse do t?u referohemi te dhënave, rezulton se vetëm ne 6 mujorin e pare te këtij ka një bum ankesash ne Gjykatën Administrative te shkalles se pare ne Tirane, rreth 4 mije te tilla, ku përfshihen individët dhe biznesi. Ndërsa te mbartura nga 2014 janë rreth 1600. Natyra e çështjeve qe trajtohen kryesisht per biznesin kane te bëjnë me shfuqizime dhe ndryshime te akteve administrative, pasi sipas eksperteve ne këto akte tejkalohen edhe kompetencat e drejtuesve te institucioneve. E shume përfolura reforma ne drejtuese përfshin edhe një riorganizim te punës ne Gjykatat Administrative me qellim rritje e eficenses dhe uljen e ngarkesës se punës per gjyqtaret, kryesisht ne Gjykatën e Administrative te Apelit.