Fakultetet, ankesa për degët - Vizion Plus - News, lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 1

Maturante qe nuk gjejne emrin ne listat e fituesve, nuk kane marre piket e pretenduara apo fakultetin ku sipas përllogaritjeve te tyre duhet te ishin fitues. Janë te shumta këto ankesa ne institucionet e ministrisë se Arsimit. Edhe nje maturant nga Memaliaj pretendon se me piket e marra duhet te ishte fitues ne nje nga 10 deget e kerkuara prej tij. Sipas specialisteve te ministrisë, deri tani te gjitha ankesat kane ardhur per shkak te gabimeve ne llogaritje nga vete te rinjtë, pasi kane llogaritur me te njëjtin koeficient te gjiha degët e preferuara kur çdo njëra prej tyre ka pike specifike. Ndryshe nga shume vende te Evropës per te hyre ne universitet nuk eshte me e rendesishme mesatarja e shkolles se mesme por rezultatet e maturës shtetërore. Drejtues ne ministri pranojnë kjo ndodh per shkak te fiktivitetit te notave ne shkolla. Por sa i sigurt është provimi i matures shtetërore ne mënyrë qe nxënësi mos kopjoje dhe te ruaje nivelin e tij? Ministria e Arsimit eshte duke hartuar nje plan per përforcimin e masave gjate provimeve te maturës shtetërore. Vetem nese ndodh kjo atehere çdo maturant do te meritoje shkollën qe pretendon.

Share This Video


Download

  
Report form