LSDM paraqet 4 ankesa, përplasje dhe për Gostivarin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lidhja Sociale Demokrate e Maqedonisë ka paraqitur katër ankesa ne Gjykatën Administrative, duke pretenduar per parregullsi ne zonën zgjedhore numër 6, aty ku forca politike e drejtuar nga Zoran Zaev kërkon te fitoje mandatin e 50-te ne zgjedhjet e 11 dhjetorit. Ankesa tjetër ne Gjykate ka ardhur nga VMRO-DPMNE ne lidhje me vendimin e Komisionit Zgjedhor per te anuluar votimin ne nje vendvotim ne Gostivar, pas ankesës se Lëvizjes Besa. Kjo e fundit nuk ka paraqitur asnjë ankese ne shkallen me te larte te ankimimit. Zyrtare te partisë se Zoran Zaev deklaruan se Komisioni i zgjedhjeve nuk është shfaqur ne lartësinë e detyrës ne shqyrtimin e ankesave. Tani Gjykata Administrative ka 48 ore kohe për te shqyrtuar ankesat dhe per te dale ne nje rezultat qe do te lejojnë me pas vendimmarrjen finale te Komisionit Zgjedhor. Seancat e zhvilluara ne Komisioni Zgjedhor zgjaten per tre dite, ndërsa tani pritet verdikti i gjykatës. Nëse kjo e fundit vendos per rivotim ne disa qendra, kjo do te ndodhe me 25 dhjetor. Ne ketë mënyre, certifikimi final i rezultatit nga Komisioni zgjedhor pritet te behet javën e ardhshme, nëse nuk do te ketë surpriza.

Share This Video


Download

  
Report form