Përplasje VRMO-LSDM, vijon bllokimi i seancës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti ne Maqedoni ka nisur ditën e katërt te diskutimeve, ne tentative per te zgjedhur kreun e tij te ri. Menjëherë pas nisjes se seancës, ajo është ndërprere per 15 minuta, per shkak te përplasjes verbale mes deputeteve Dimovski nga VMRO dhe Mancevski nga LSDM. Parashikohet qe edhe seanca e kësaj te enjteje te ketë te njëjtin fat me ato te ditëve te mëparshme, pasi deputetet e VMRO-se po vene ne jete strategjinë e tyre per te zgjatur pafund fjalimet dhe per te shtyre procedurën e zgjedhjes se kreut te kuvendit. Ne ketë aksion te tyre ata po ndihmohen nga kryesuesit i seancës Veljanovski, edhe ai nga radhët e partisë se Gruevskit. VMRO ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e saj se e vetmja zgjidhje përballe nje situate te tille është mbajtja e zgjedhjeve te reja parlamentare ne te njëjtën kohe me ato vendore ne muajin maj. LSDM ka deklaruar se politikat bllokuese te partisë se Gruevskit po dëmtojnë imazhin e vendit dhe po sjellin gjithnjë e me shume zhgënjim te qytetaret.

Share This Video


Download

  
Report form