Kosovë, pritet përsëritja e seancës konstituive - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata Kushtetuese publikoi interpretimin e plote ligjor në të cilin thuhet se zgjedhja e Isa Mustafes si kryetar i Kuvendit të Kosovës është jo kushtetuese. Në këtë dokument prej 42 faqesh trupa prej 7 gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur që seanca e pare konstituive duhet te përsëritet. Në këtë argumentim gjykata i jep të drejtë Partisë Demokratike te Kosovës si grupi më i madh parlamentar që ka të drejtën për të propozuar emrin e kryetarit të kuvendit, i cili do të shkojë për votim. Më herët blloku opozitar deklaroi zyrtarisht së është në pritje të interpretimit ligjor të gjykatës përpara se të dalë me një qëndrim të sajin. Publikimi i vendimit të kushtetueses pritet të zhbllokojë ngërçin ligjor në të cilin ishte zhytur klasa politike e Kosovës. Pas zgjedhjes se kryetarit të kuvendit, presidentja do të mandatojë kryetarin e partisë ose koalicionit fitues të zgjedhjeve, në rastin konkret PDK-në, që do të nisë negociatat për formimin e qeverisë së re.

Share This Video


Download

  
Report form